E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës/Zhduket vajza 12-vjeçare , prindërit kërkojnë ndihmë në Polici
Lajme

Durrës/Zhduket vajza 12-vjeçare , prindërit kërkojnë ndihmë në Polici

Një vajzë 12 vjecare është zhdukur pa gjurmë që prej mesditës së djeshme. Prindërit i janë drejtuar me një denoncim policisë, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

vajza

Bëhet fjalë për një vajzë, nxënëse e klasës së pestë, e cila nuk është kthyer që prej ditës së djeshme në banesë. Policia ka nisur kërkimet pas denoncimit të prindërve.

Ata thonë se nuk kanë konflikte me persona të tjerë dhe nuk kanë asnjë ide se cfarë mund të ketë ndodhur.

Njoftimi i policise 

Më datë 08.03.2019, në Komisariatin e Policisë Durrës ka bërë kallëzim shtetësja D.Ll., pasi i është larguar nga banesa (rreth orës 13:30 ,të datës 08.03.2019) vajza e mitur me iniciale L.Ll., 12 vjeçe.

Sipas deklarimeve të familjarëve shtetësia e humbur është rreth 125 cm e gjatë, me flokë të gjata ngjyrë gështenjë dhe ka të veshur një xhup ngjyrë gri të shkurtër, streçe ngjyrë gri dhe atlete ngjyrë të kuqe dhe gri.

Shërbimet e Policisë janë angazhuar maksimalisht dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e saj.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që për çdo informacion që mund të disponojnë të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose 129.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.