E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrësi/60-vjeçari italin kapet  me drogë
Lajme

Durrësi/60-vjeçari italin kapet me drogë

Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas Italian, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar i ka gjetur një sasi prej 6 kilogram e 500 gram, lëndë narkotike e dyshuar si marjuanë.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se i arrestuari është një 60-vjeçar i identifikuar si Piero Mormin

Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas Italian, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar i ka gjetur një sasi prej 6 kilogram e 500 gram, lëndë narkotike e dyshuar si marjuanë.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se i arrestuari është një 60-vjeçar i identifikuar si Piero Mormina.

 


Njoftimi i plotë

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 6 kg e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar  Marjuanë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas italian.

Gjatë procedurave të kontrollit kufitar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës mbrëmjen e djeshme Policia Kufitare  ka   ushtruar kontroll  në një mjet me drejtues një shtetas italian,  me destinacion Italinë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm  të ushtruar në vijën e dytë  mjetit tip Fiat, në pjesën e  poshtme të mbrapakolpit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë  e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.

Veprimet e mëtejshme  procedurale u kryen nga ana e Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, të cilët arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • Piero Mormina 60 vjeç, banues në Itali.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike ” parashikuar në nenin 283 /a të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.