E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrësit, betonieria përplas biçikletën, një i vdekur
Lajme

Durrësit, betonieria përplas biçikletën, një i vdekur

Aksident në afërsi të spitalit të Durrësit. Mësohet se një betoniere ka përplasur për vdekje një person që lëvizte me biçikletë. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodjana Haxhiaj.

Shtetasi P. P., 58 vjeç, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, Durrës, një automjet (betionere) me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

Shtetasi P. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.