E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës,priten të tjera arrestime për pasojat e tërmetit
Publik News

Durrës,priten të tjera arrestime për pasojat e tërmetit

Fletarreste të tjera po përgatiten nga Prokuroria e Durrësit për persona, që kanë pasur përgjegjësi direkt apo indirekt me godinat e shembura nga tërmeti i datës 26 nëntor.Aksioni i nxjerrjes nga rrenojat tre trupave te Miramare

Prokuroria e Durrësit po vazhdon hetime intensive në drejtim të vënies para përgjegjësisë personat që kanë ndërtuar, legalizuar, kolauduar apo hipotekuar objektet e shembura nga tërmeti, që shkaktuan dhjetëra viktima e qindra të plagosur.

Deri më tani kemi vënë para përgjegjësisë disa persona dhe pritet të arrestojmë edhe disa të tjerë, që i kemi shpallur në kërkim. Hetime këto që nuk janë mbyllur ende, pasi të tjerë persona pritet të vihen para përgjegjësisë. Shumë shpejt do të kemi arrestime të tjera të personave përgjegjës, që janë punonjës institucionesh shtetërore, urbanistë, zbatues projektesh, etj. Dhjetëra pallate në Durrës rezultojnë të jenë ndërtuar në mënyrë abuzive. Ndaj, në ditët në vazhdim do të kemi rezultate konkrete edhe nga ky grup hetimi që po punon paralel me grupin tjetër, që një pjesë të hetimeve i konkludoi me 17 fletarreste”, thanë burime nga Prokuroria e Durrësit.

Deri më tani janë vënë nën hetim 60 ndërtues, që kanë ndërtuar pallate brenda vijës së verdhë të Bashkisë së Durrësit, ndërsa mbi 80 persona, mes tyre zyrtarë, ndërtues, inxhinierë, arkitektë e banorë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë për t’u marrë në pyetje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.