Dy ditë i zhdukur, burri nga Fieri dyshohet se është mbytur
Një ngjarje mund të ketë ndodhur në lumin Seman. Prej dy ditësh një i moshuar i identifikuar si Nasi Xhoxhi rezulton i zhdukur. Shtetasi në fjalë 78 vjeç kishte shkuar për peshkim në plazhin e Semanit dhe nuk është kthyer më. Familjarët e tij kanë gjetur në vendin ku peshkonte automjetin e tij dhe rrjetën e peshkimit. Sipas policisë dyshohet se 78-vjecari mund të ketë ngecur në det, ndërkohë ai peshkonte shpesh në këtë zonë.
Njoftimi i policise
Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më. Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit. Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



