DY DITË LARG NGA PROTETA E 16 MARSIT, BASHA FILLON NUMËRIMIN MBRAPSHT
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka filluar numërimin mbrapsht për ‘rrëzimin’ e kryeministrit Edi Rama.
Vetëm dy ditë na ndajnë nga protesta kombëtare e opozitës së 16 marsit.
Me anë të një postimi në story në Facebook, Basha paralajmëron se ‘dita e madhe’ për ta po vjen.
Gjithashtu kreu i PD-së i bën thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë në orën 11:00, ndërkohë që herë të tjera ka paralajmëruar se më 16 mars do të rrëzojnë qeverinë Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




