E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy ditë pas Kryesisë, PD mbledh nesër Kolegjin e Kryetarëve! Ja çfarë pritet të diskutohet
Lajme

Dy ditë pas Kryesisë, PD mbledh nesër Kolegjin e Kryetarëve! Ja çfarë pritet të diskutohet

ditë pas mbledhjes së Kryesisë, Partia Demokratike njofton se ditën e nesërme (12 janar) do të mblidhet Kolegji i Kryetarëve të kësaj force politike.

Me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediat, bëhet e ditur se në këtë mbledhje do të diskutohet mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë, pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit.

Një organizim i tillë, sipas selisë blu ishte parashikuar të zhvillohej më parë, por për shkak të protestës së të shtunës (8 janar) u shty.

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Të nderuar Kryetarë. Nesër, datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën

8 Janar. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë.

Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi

Kujtojmë se një ditë më parë, PD zhvilloi një mbledhje maratonë të Kryesisë ku u morën disa vendime të rëndësishme. Ndër to ishte dhe përjashtimi nga partia i ish-kryeministrit Sali Berisha si dhe disa anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.