E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy ditë pas vizitës në Shqipëri, kryebashkiaku i Prishtinës Përparim Rama infektohet me koronavirus: Nuk kam simptoma, kam anuluar të gjitha takimet
Politikë

Dy ditë pas vizitës në Shqipëri, kryebashkiaku i Prishtinës Përparim Rama infektohet me koronavirus: Nuk kam simptoma, kam anuluar të gjitha takimet

Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama është infektuar me koronavirus, vetëm dy ditë pas vizitës zyrtare në Shqipëri.

Është vetë ai që e ka bërë të ditur këtë me anë të një postimi në rrjete sociale. Rama shkruan në Facebook se është izoluar menjëherë dhe ka anuluar të gjitha takimet e parashikuara.

Postimi i Përparim Ramës:

Të dashur qytetarë, sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anuluar të gjitha takimet e parashikuara. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme.

Dy ditë më parë, Përparim Rama ishte në një vizitë zyrtare në vendin tonë, ku u takua dhe me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Veliaj i dhuroi kryebashkiakut të Prishtinës Çelësin e Tiranës teksa sëbashku vizituan dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për premierën “Unë, Mephisto”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.