Dy ekspertët e kriminalistikës flasin për mega-operacioni : SPAK ka nisur qilizmë ndaj emrave më të fuqishëm të krimit që kanë influenca në zonë
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ ka vlerësuar aksionin e sotëm të ndërmarr nga SPAK si aksionin më të madh dhe më të suksesshëm në kohë.
Sipas tij, SPAK ka nis qilizmën për të shpartalluar krimin dhe personat me ndikim politik.
“Është operacioni më i madh që ka bërë deri më sot. Është më tronditësi, më kapilari. Është për tu vlerësuar puna voluminoze. Mund të them që është një zyrë në SPAK që nuk mund të hysh dot vetëm me dosjet e “Metamorfoza”. Kësaj i thonë qilizmë nga ana e SPAK. Ky është një vlerësim pozitiv dhe besoj se është një çështje që ka marr kohë por po jep fryte dhe po jep rezultate dhe që po godet këdo. Po godet që nga ndikimi i krimit të organizuar në politik dhe duke vazhduar me shmangien e gjithë atyre të identiteteve kriminale që ne kemi në zgjedhjet politikë që janë vitin e ardhshëm”, tha ai.
Një pjesë janë të fuqishëm, drejtojnë fushata dhe kanë influenca në zonë
Eksperti i Sigurisë, Fation Softa ka komentuar operacionin e sotëm të policisë me urdhër të SPAK.
Fation Softa shpreson që organi i akuzës të kopsitë dosjen për të kërkuar dënim maksimal apo edhe sekuestrimin e pasurisë.
Eksperti tha se duhet një hetim i thelluar, pasi bëhet fjalë për dosje që përfshijnë afatin kohor nga viti 2018 -2021.
“Duhet hetim më i thelluar jo me prova që dalin më pas. Ne jemi në një spirale. Kemi këto persona e grupe kriminale që një pjesë i dënojnë dhe pjesë vijnë vërdallë. Një pjesë janë të fuqishme se kanë ekonomi, drejtojnë fushata, kanë influenca në zonë. Shpresojmë që këtë herë të ketë prova të thelluara që të shkosh në gjykatë dhe të kërkosh dënim maksiml të tyre dhe sekuestrim pasurie. SPAK këtë herë shpresoj të jetë më profesional se po flasim për dosje që përfshijnë efektet të gjatë kohor nga 2018 -2021 dhe këtu përfshihen përgjimet e ardhura nga aplikacioni. Këto kanë ndihmuar”, u shpreh Softa.
Ndërsa i pyetur për ngjarjen që tronditi vendin disa ditë më parë në Fier ku u vra efektivi i policisë dhe autori u vetëdorëzua pas 3 ditësh pas negociatave me familjarët, eksperti Softa sjell në vëmendje mungesë e helikopterëve të Policisë që në ngjarje të tilla kriminale janë të rëndësishëm.
“Kjo është fatkeqësia që Policia nuk ka një helikopter. Ne i përdorim për dasma e videoklipe, po jo për policinë. Helikopteri është shumë i rëndësishëm për forcat speciale. Ka dy elementë helikopteri; E para është për të çuar sa më shpejt një forcë elitë dhe e dyta mund të ngrihet dhe të orientojë forcat në terren dhe këtë e kemi parë në të gjithë botën. Pse nuk investon? Ne investojmë satelitët, 6 milionë euro dy satelitë përse u përdorën? Ne po gjejmë me Guardia Di Finanza, duhet të kishim helikoptertë tanë. Dikur ka pasur helikopter, sot nuk ka. Sot krimi është i sofistikuar dhe duhet të përqëndrohen në zona të caktuara. Vlora duhet të ketë një zonë, Tirana po ashtu dhe në veri”, tha Softa për A2CNN.
Më tej, Softa hedh poshtë pistën e hakmarrjes, por thekson se Azgan Mërnica mund të ketë urrejtje të kultivuar për strukturat e policisë.
“Pista e hakmarrjes nuk është e besueshme se ishte me nënën e tij në mjet. Nuk mund të shkosh me nënën. Kemi një dinamikë që e përjashton këtë mundësi, por nuk përjashtojmë mundësinë që personi mund të ketë urrejtje për strukturën policore ka babain në burg. Është rritur në ambient ku kjo urrejtje mund të jetë kultivuar. Ishte një video ku ai thoshte; nuk jam penduar. Duhet të shohim psikologjinë e tyre. Momenti kur shkon në gjykatë është i veshur me antiplumb, se ai mund të goditet edhe nga hakmarrja. Ka vrarë një djalë në një familje, para se të jetë polic. Hakmarrja është bërë fenomen. Po paguajnë aq shumë para për të vrarë njerëzit sa do të kishim mundësi të shpëtonim shumë njerëz”, theksoi Softa.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



