E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy fitore në një ditë/ Në pritje të rimarrjes së drejtimit të PD-së, Sali Berisha ka një urim special për Milanin
Lajme

Dy fitore në një ditë/ Në pritje të rimarrjes së drejtimit të PD-së, Sali Berisha ka një urim special për Milanin

Për ish-kryeministrin Sali Berisha ditë e sotme mund  të jetë një fitore e dyfishtë. E para ai pritet të rimarrë drejtimin e PD pas 9 vitesh largim dhe fitorja e dytë ajo e Milanit, të cilës iu deshën 11 vite pritje për t’u shpallur kampione e Italisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka uruar Milanin, duke postuar edhe një foto me Adriano Galianin dhe fanellën e Berishës me numrin 1.

“Pas 11 vitesh Milani rikthet kampion! Urime”- shkruan Berisha ne Facebook.

Sali Berisha nuk shquhet për ndonjë tifoz “i çmendur”, por ky postim i sotëm mesa duket ka nxjerrë në pah edhe pasionin e tij për futbollin.

Mesa duket, Milani është skuadra e tij e zemrës.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama herë pas herë bën dalje në publik me veshje të skuadrave të tij të zemrës. Ai thotë se është një tifoz i Juves, por ka shprehur simpati edhe për skuadra të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.