E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy fjalë mbi ndyshimet në sistem
Publik News

Dy fjalë mbi ndyshimet në sistem

Nuk ju kthej dot përgjigje për pjesën e parë. Ky sistem nuk është i ri. Është testuar në tre palë zgjedhje. Në 2013 kishim të njëjtin sistem zgjedhor që kemi sot. Askush nuk u ngrit atëherë për të kërkuar ndërrimin e sistemit. Të gjithë kërkuan vetëm largimin e Saliut. Madje mbaj mend që disa shkuan deri aty sa të bënin thirrje për krijimin e Aleancës së Qelbësirave.

Kujt i shërben? Qeverisë dhe atyre që kërkojnë të që të faktorizohen në tregun politik. Qeverisë, sepse në vend që të flasim pë rotacion po flasim për ndryshim të rregullave të lojës. Atyre që po kërkojnë të faktorizohen, sepse i jep mundësinë e hyrjes në një treg shumë të vështirë si ai i politikës shqiptare.

A e zgjidh kjo problemin?

Jo! Në 1990 ndërruam sistemin por sistemi i ri solli në pushtet Ramiz Alinë dhe Partinë Socialiste. Këta të fundit ishin në pushtet edhe para ndërrimit të sistemit. Thënë shkurt. Ndryshimi i sistemit nuk sjell automatikisht edhe ndryshim të pushtetit.

Kush do t’a ndryshojë sistemin?

Këtu kam vetëm pyetje. A ka ky parlament legjitimitetin e duhur për të bërë ndryshime të tilla kushtetuese? Duke marë parasysh faktin se shumica e opozitës së re është produkt i pazareve të Ramës. A përfaqsojnë 50.000 veta vullnetin e një populli? A nuk janë ata që po mbështesin këtë nisëm në parlament produkt i këtij sistemim?

Atëherë kush është zgjidhja?

Zgjidhja duhet të kishte ardhur nga opozita. Po të isha këshilltar i saj do t’i kisha propozuar krijim e Aleancës së Vlerave. Një aleancë intelektualësh e njerëzish me integritet. Vetëm një parlament i dalë nga një frymë e tillë mund të sjelli ndryshim të rregullave të lojës. Përndryshe do t’a përkeqsonim më keq situatën.

Për t’a mbyllur. Nuk jam kundër ndryshimit të sistemit por gjykoj se kjo maxhorancë e ky parlament nuk as legjitimitetin e as dëshirën për të sjell një ndryshim që do t’i shërbente me të vërtetë vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.