E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy fjalë pêr tenderin e arkëmorteve  të Erion Veliajt
Publik News

Dy fjalë pêr tenderin e arkëmorteve  të Erion Veliajt

Naim Noka

Çfarë na kanë lexuar sytë dhe dëgjuar veshët për afera korruptive nga biçikletat, ujësjellës-kanalizimet, pishave dhe gurëve  të  sheshit ‘Skenderbej’.  Leje pallatesh e betoni, pyll imagjinar orbital. Tendera plehrash dhe  koncensionesh me femijë të mitur që mbeten në ‘Kondrinën e vdekjes’ në  Sharrë  por nuk  mund  tê imagjinosh të vjedhësh edhe me tenderin e arkivolëve?
Sepse të porositësh 136 arkëmortë për viktimat e pritshme të Covid19 në Tiranë e mes tyre 56 për foshnje, është thjesht një praktikë korruptive, një nder  i  vogël  që i bëhet dikujt në këmbim të parave.
Sipas të gjithë ekspertëve, lokalë e botërorë por edhe statistikave aktuale COVID-19 nuk rrezikon  aspak fëmijët deri në 10 vjeç.
Pse duhen 56 arkëmorte  fëmijësh?!
E thjeshtë logjika  e sëmurë dhe e pangopur; arkëmorte të miturish për të zhvatur ca lekë më shumë.
Sepse  thjeshtë ju nuk keni  limite minimale njerëzore.
Ju vidhni  jo vetëm të gjallët por edhe të vdekurit!  Kështu do vijojë vjedhja  si zakonisht, sepse  Prokuroria e Republikes se Shqiperise  nuk e thirri as për Ardit Gjioklajn kurrë. Nuk e mori në pyetje të paktën,  për abuzime shumë herë më të medha  e me shuma të kripura,  e jo më ta therrasë Kryetarin e Bashkise së Tiranës per tenderin e arkëmorteve për fëmijë.

Është e tepërt të lodhet Erioni me pyetje prokurorësh se po  rropatet nga mëngjesi deri në darkë, duke  shpërndarë qese me makarova dhe miell  e patatina  nga tenderi i ushqimeve.

Po të paktën  sikur të kishte një mundësi sado të vogël  prokuroria, të sqaronte se kush po i vendos gjoba Kryetarit të Bashkisë Tiranë, ashtu siç u prononcua mbrëmë në një media.I lutem prokurorisê që të na mbrojë Kryetarin Erion nga gjobëvënësit e poshtër dhe të ndyrë sa më s’thuhet…
Më poshtë dokumenti i tenderit të Bashkise Tiranë per arkëmortet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.