Dy fjalë rreth bombardimeve të aleatëve në Siri!
Kreshnik Osmani
Donald Trump:“Mission in Syria accomplished. (Misioni me Siri u përmbush)”
Bombardimi i treshes USA, Britani, Francë, ndaj Sirisë nuk ndryshon asgjë në terren deri ne kete moment dhe asnje ekujlibër të rëndēsishëm gjeopolitik ne rajon. Qëllimi i Trump prej goditjes së Sirisë deri në këtë moment është justifikimi i parave që do të paguajnë sauditet dhe perplasja e tryezes për t’i treguar botës se Rusia mund ta trashë zërin vetëm kur hesht Amerika. Perndryshe nuk ka asnjë shanc.
Sirianet po vershojne lume drejt Turqise sot dhe ne qofte se vijojne luftimet dy milione siriane te tjere po mberrijne ne kufirin turk. Asadi ka qendruar deri sot ne pushtet me miratimin e heshtur te Perendimit sepse alternativat e tij te vetme jane Al Kaeda ose Vellazeria Muslimane (e cilesuar prej Perendimit, Arabise Sausite dhe Egjiptit si Islami politik). Turqia luan fort qe te mbrohet prej Amerikes (kurdet qe i ka ne shpine) dhe mban nje dere hapur me Rusine dhe Iranin per te ruajtur influencen e saj ne rajon sa here ben naze Amerika. Rusia komunikon me Ameriken dhe bashke me Iranin mund jane koka e vershimit kinez ne rajon. Tereza e Londres dhe Macroni i Parisit duan te perfitojne nga thela e parave te Saudise (vendeve te gjirit) per koalicionin por kane interesa te jashtzakonshme te nendheshme me Iranin dhe Rusine (veçanerisht mikja historike e Rusise Franca). Aleanca e te krishtereve te Libanit (qe kendojne kengen e Parisit) me hezbollahet e mbeshtetur nga Irani eshte aleance e hapur kunder Al Kaedes dhe ISISI-t dhe kunder influences se Turqise ne Rajon (Vellazeria Muslimane + Erdoan). Irani i ka bindur pothuajse plotesisht te krishteret e Lindjes se Mesme se Al Kaeda eshte projekti i therjes ndersa shiitet do te vahzdojne te mbrojne ekzistencen e te krishtereve ne Lindjen e Mesme. Izraeli nuk u beson suniteve dhe per kete i intereson me shume nje alevit laik si Bashari (qofte dhe me mbeshtetjen e Iranit) sesa projekti alternativ (Islami politik qe do te thote Vellazeria Muslimane).
Iraku iu dorezua Iranit me vullnetin e plote te Perendimit dhe te tjerat jane perralla. Gazi i Katarit synon daljen ne Europe dhe po ra Asadi kjo eshte plotesisht e realizueshme dhe Europa humb vartesine prej gazit te Rusise dhe te Iranit i cili synon gjithashtu te çoje gazin e tij ne Europe. Rusia do te beje te pamunduren per ta ndaluar kete. Kush pandeh se Amerika, Britaniket dhe Franca nuk kane lidhje te nendheshme me Rusine dhe Iranin gabohet rende. Sauditet po hapin linja me Izraelin ne dukje kunder Iranit por rreziku me i madh sipas Princit Saudit te kurores Muhamed Bin Selman nuk eshte Irani por “Vellazeria Mualimane” ç’ka nenkupton ne thelb Turqine e Erdoganit dhe aleancat e saj. Loja eshte e hapur nga te gjitha anet dhe te gjithe aktoret dhe faktoret luajne nen tavoline me te gjithe. Me te mençurit dhe me te fortet fitojne gjithmone.
Vini re!
Lojen e fitojne ne tryeze sherbimet sekrete. Shperthimet dhe bombardimet jane qe te punoje industria e armeve. Politika nuk eshte dhe nuk ka per te qene kurre nje vallezim romantik, por lufte, gjak, dhembe dhe interesa. Kush eshte me i afte fiton.
(Keto rreshta nuk sherbejnë për të dhënë mend, por për të qartësuar sadopak të interesuarit për zhvillimet në fjalë sepse ne nuk na e fishkellen kush. Të shohim gomarin tonë sepse katundi ku jetojmë nuk ka asnjë rol në zhvillimet ndërkombetare!)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



