E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy ish-moderatorët e ‘Fiks Fare’ me emision të ri  “Tak Fak”
Lajme

Dy ish-moderatorët e ‘Fiks Fare’ me emision të ri “Tak Fak”

Dy ish-prezantuesit e Fiks Fare, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu duket se i kanë mbyllur një herë e mirë marrëdhëniet me Top Channel. Dy djemtë prisnim t’i shihnim në Big Brother, por kjo nuk ndodhi. Meqë ata ishin mësuar me emisionin satiriko-investigativ Fiks Fare, kanë menduar që të bëjnë të njëjtën gjë, por me një emër tjetër dhe në një televizion tjetër:

“TAKFAK” emisioni më i ri Satiriko – Investigativ së shpejti në Ne<s 24.

Çdo hall, çdo problem derën e keni të hapur por mund të futeni dhe nga dritarja .

Vetëm halle me grun mos na sillni se kemi edhe vetë…”, shkruajnë ata në rrjetet e tyre sociale.

Duket se edhe për titullin nuk kanë shkuar shumë larg, pasi ka shumë ngjashmëri me titullin e emisionit që drejtonin në Top.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.