Dy këngëtaret shqiptare po dominojnë muzikën botërore
Sipas Daily Star, shkak është bërë marrëdhënia e afërt e Dua Lipës me Calvin Harris, ish-të dashurin e Rita Orës.
Bashkëpunimi Harris-Lipa në muzikë po kap majat.
Rita Ora nuk e ka pritur mirë, sidomos pas faktit se 4 vjet më parë ajo u nda nga Harris dhe ai e ndaloi që të publikonte albumin e përgatitur me ndihmën e tij.
Thuhet se rrënjët e sherrit kanë nisur kur Dua Lipa, në atë kohë pak e njohur, i kërkoi ndihmë motrës së Rita Orës për ta lançuar në nivele të larta muzikore.
Elena, motra e Rita Orës e refuzoi.
Sipas Daily Star, sherri Dua Lipa- Rita Ora mund të jetë i ngjashëm me atë Katy Perry- Taylor Swift.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



