E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 3 të vdekur
Lajme

Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 3 të vdekur

Foto nga vendi i mgjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë.

Mësohet se  dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë njëri prej mjeteve ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota”, dy të rritur dhe një fëmijë i mitur, kanë ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë 

Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.

Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.