E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy persona në pranga, drogë gati  për shitje
Publik News

Dy persona në pranga, drogë gati për shitje

Policia thotë se mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas posedonin lëndë narkotike, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit GJ. V., në fshatin Katund i Vjetër, Mirditë.

“Si rezultat i kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3.1 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e bërë gati për shitje.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Gj. V., 53  vjeç dhe bashkëpunëtorin e tij shtetasin E. Z., 32 vjeç, banues në Katund i Vjetër, Mirditë”,sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.