E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy prokurorët Agim Dilka dhe Erion Pustina humbin të drejtën për tu futur në radhët e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme
Publik News

Dy prokurorët Agim Dilka dhe Erion Pustina humbin të drejtën për tu futur në radhët e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme

Dy prokurorët Agim Dilka dhe Erion Pustina humbin të drejtën për tu futur në radhët e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Ky vendim është marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për Agim Dilkën, prokuror i Elbasanit sepse kërkoi dorëheqjen nga funksioni kur u njoftua se ndaj tij kishte nisur procesi i rivlerësimit.

Sipas njoftimit të KPK, Prokurori Agim Dilka dy javë pasi i është komunikuar se ndaj tij kishte nisur procesi i rivlerësimit, i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë dorëheqjen, e cila më pas i ëhstë miratuar

6. Subjekti i rivlerësimit, me shkresën e datës 27.1.2020 drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka kërkuar heqjen dorë nga funksioni i prokurorit, bazuar në germën “a”, të pikës 1, të nenit 64, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Kjo shkresë i është dërguar për dijeni Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

7. Në vijim, Komisioni administroi shkresën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me anë të së cilës përcillej vendimi “Për mbarimin e statusit të magjistratit për prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan”, thuhet ndër të tjera në vendimin e KPK, për ndërprerjen e procesit të vettingut ndaj prokurorit të Elbasanit.

Ndërkohë, e njëjta praktikë është ndjekur më herët dhe nga prokurori i Pogradecit Erion Pustina, i cili një muaj e gjysmë pasi ishte njoftuar se ndaj tij kishte nisur hetimi administrativ në kuadër të procesit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Erion Pustina i ka dërguar Këshillit të Lartë të Prokurorisë një letër ku i kërkonte dorëheqjen nga funksioni i prokurorit.

Kjo kërkesë e prokurorit të Pogradecit është pranuar nga KLP dhe i është dërguar për dijeni dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pas pranimit të dorëheqjen nga KLP, ndaj prokurorit Erion Pustina është ndërprerë dhe procesi i rivlerësimit, me vendimin që për 15 vite mos të kandidojë në asnjë pozicion në sistemin e drejtësisë.

“8. Në vijim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit administroi shkresën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me anë të së cilës përcillej vendimi “Për mbarimin e statusit të magjistratit për Shkresa nr. ***., datë 18.2.2020, protokolluar në Komision me nr. *** prot., datë 19.2.2020. shkak dorëheqjeje të magjistratit z. Erion Pustina, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec”.

9. Komisioni vëren se Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbështetur në nenin 189 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, dhe në nenet 64 dhe 65 të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi mori në shqyrtim kërkesën e subjektit të rivlerësimit, me vendimin nr. ***, datë 11.2.2020, vendosi të deklarojë mbarimin e statusit për shkak dorëheqjeje të magjistratit Erion Pustina, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

10. Subjekti i rivlerësimit ka depozituar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me nr. *** prot., datë 26.2.2020, kërkesën për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit”, thuhet ndër të tjera në vendimin e KPK.

Pra, edhe prokurori Erion Pustina humb të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.