Dy protesta ku mungon publiku
Janë 2 protesta paralele:
Protestohet për mbrotjen e Butrintit dhe, për mbrotjen e qytetarëve nga efektet e tmerrshme të hartës gjyqsore.
Personalisht i mbështes të dyja protestat. Janë qëllimmira dhe në shërbim të drejtpërdrejt të interesit publik.
Pyetja që vijon të më mundojë është:
po publiku ku është ndërkohë që për interesin e tij protestohet!?
Butrini,Apollonia,Dyrrahu, Lisusi etj janë prona e trashëguar në shekuj e këtij publiku,i cili mesaduket parapëlqen më mirë të ndjehet si ish-pronar sesa si zotërues i pronës së tij…!
Ata që sot protestojnë, janë shqiptarë të mirë dhe meritojnë respekt, por nuk janë pronarët e Butrintit. Pronarët janë në plazh. Të votuarit e pronarëve të blinduar në pushtet.
Filmi mbaron….
E kemi parë këtë film, por nuk mësuam gjë.
Ishim pronarë të Teatrit Kombëtar, sot jemi ishpronarë. E lejuam vetë shëmbjen e tij, megjithë përpjekjet e një grupi artistësh e qytetarësh të mirë.
Nuk protestohet me përfaqësim!!!
Shërbimi gjyqsor nuk është krijuar për avokatët, por për shtetasit e Republikës. Nëse Republika politike e vështirëson këtë shërbim, kjo nuk bëhet për inat të avokatëve. Avokatët protestojnë dhe meritojnë respekt, por nuk zëvendësojnë dot kurrë publikun që është përfitues i këtij shërbimi.
Para KLGJ, KLP e kaladreqit t’mallkum duhet të protestonte publiku i pari dhe jo thjesht avokatët.
Nuk bëhet protestë me prokurë…!
Në këto kushte, ta gëzojë ky publik hartën e re gjyqsore dhe të përgatitet për rritje të shpenzimeve edhe për avokatët…
Ky është vendimi që ai, publiku pra, ka marrë me përfaqësuesit e tij që ka votuar…
****
Nuk di llogjikë tjetër të përshkruaj këtë situatë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



