E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy Shqiptarët e  KOKAINËS të përgatitur ushtarakisht, pjesë e luftës në Kosovë…
Publik News

Dy Shqiptarët e KOKAINËS të përgatitur ushtarakisht, pjesë e luftës në Kosovë…

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja për dy shqiptarët e arrestuar dje në Spanjë gjatë një operacioni të policisë së Madridit ku u kap 1 ton kokainë.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, ai tha dy shqiptarët Dritan Gadica nga Hasi dhe Julian Deblini, janë të përgatitur ushtarakisht, e sipas Hoxhës nuk përjashtohet mundësia që të kenë qenë pjesëmarrës në Luftën e Kosovës.

Hoxha tha jo më kot shqetësimi i policisë amerikane për kriminalitetin në Shqipëri është rritur, për shkak të shtimit të rasteve të lidhjes së shqiptarëve me bandat kolumbiane.

Sipas tij, ekziston frika se karteli i rrezikshëm kolumbian ka krijuar një strukturë në Shqipëri dhe kryesisht të lidhurit me kolumbianët janë veriorët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.