Dy të dënuar dërgohen për ekzaminime mjekësore tek Infektivi
Nga burime zyrtare është raportuar se ditën e sotme në spitalin Infektiv janë dërguar për ekzaminime dy të dënuar me burg.
Dy të dënuarit janë dënuar me urgjencë dhe njeri shoqërohej nga mjeti i policisë, kurse tjetri u transportua me autoambulca.
Për shkak të dënimit të tyre ka qenë e detyrueshme shoqeriki i tyre nga efektivët e policisë edhe në ambientet e brendshme të spitalit. Mësohet se dy personat janë të moshës 50 dhe 81 vjeç. Pas rreth 20 minutash u larguan drejt spitalit të burgut në gjendje të mirë shëndetësore.
Hapja e spitaleve rajonale ka ndikuar ndjeshëm në uljen e numrit të pacientëve në spitalet COVID. Prej ditësh nuk ka fluks autoambulancash. Mungojnë dhe familjarët e pacientëve.Ushqimet dhe sendet e nevojshme dorëzohen në orare të caktuara, duke shmangur kaosin e krijuara më herët.
Mjekët nga ana tjetër thonë se ka rënë ndjeshëm numri i pacientëve me simptomatika të rënda si pasojë e Covid.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



