E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy “të fortët” të dënuar për trafikim narkotikësh lëviznin me kallashnikov në makina, ndalohen nga polica
Publik News

Dy “të fortët” të dënuar për trafikim narkotikësh lëviznin me kallashnikov në makina, ndalohen nga polica

Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Lezhës.

Të “fortët” janë kapur duke qarkulluar në makinë me armë zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar policia ka ndaluar në vendin e quajtur ‘Rrethrrotullimi i Shëngjinit’, mjetin ‘Range Rover’ me drejtues Astrit Shekaj dhe pasagjerin Armando Vulaj.

Në bagazhin e këtij automjeti është gjetur një armë zjarri automatik me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Dy të rinjtë ishin banues në Malësi të Madhe, të dy të dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit “.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.