E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy të miturit 16 dhe 17 vjeç u plagosën rëndë në punë
Lajme

Dy të miturit 16 dhe 17 vjeç u plagosën rëndë në punë

Ditën e sotme, policia e Tiranës, njoftoi plagosjen e dy të miturve që punonin në një qendër tregtare. Bëhte fjalë për dy djem, 16 dhe 17 vjeç. Ata ishin të punësuar nga përgjegjësi i punimeve për qendrën tregtare. Ky i fundit është arrestuar.

Ndërkohë, burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur tek qendra tregtare MEGATEK.

Djemtë e mitur kanë marrë dëmtime në shtyllën kurrizore dhe në gjoks.

Dy të miturit punonin në magazinën e Megatek dhe aksidenti ka ndodhur për shkak të lëvizjes së gabuar të pirunit që merret me transportimin e pakove. Nuk dihet konkretisht puna që bënin të miturit dhe sa orë, pasi duke qenë ende nën moshë duhet të punojnë me orë të reduktuar dhe jo punë të rënda.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.