E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy të moshuar i japin fund jetës me vetëvarje
Publik News

Dy të moshuar i japin fund jetës me vetëvarje

Dy të moshuar një nga Librazhdi dhe tjetri nga Belshi i kanë dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në orët e parë të mëngjesit të kësaj të marte.

Policia ka bërë me dije se një 73-vjeçar nga fshati Qukës Shkumbin është gjetur i vetëvarur në banesën e tij nga djali. Ndër të tjera mësohet se i moshuari vuante nga sëmundja e epilepsisë.

“Më datë 20.07.2021, rreth orës 05:50, është gjendur nga djali i tij i vetëvarur në banesën pa shenja dhune shtetesi H.K., 73 vjeç,  banues në fshatin Qukës Shkumbin, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë” thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu një tjetër i moshuar, i cili jetonte i vetëm është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në fshatin Rrenas, Belsh.

“Më datë 20.07.2021, rreth orës 06:50, është gjendur i vetëvarur pranë banesës së tij pa shenja dhune shtetesi P.Q., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh , i cili jetonte i vetëm” .

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.