Dy të vrarë në Durrës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në qytetin bregdetar të Durrësit.
Mësohet se ka pasur një shkëmbim zjarri mes disa personave, ku fatkeqësisht kanë humbur jetën dy prej tyre, por mendohet edhe për një të tretë të pajetë. Ngjarja ka ndodhur te ‘tregu i makinave’ në Durrës, tregu më i madh i automjeteve të përdorura në Shqipëri.
Ende nuk bëhen me dije shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që pritet një njoftim zyrtar nga policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.
Paraprakisht nga burime në terren mësohet se është qlluar drejt një makine, ku ka mbetur i vrarë drejtuesi i saj dhe pasagjeri, identitetet e të cilëve ende nuk bëhen me dije.
Lajmi në përditësim…
Kujtojmë që pak më parë dy persona humbën jetën në fshatin Lalm Lukaj të Lezhës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



