E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy tifozët holandezë mbeten në qelitë e Tiranës
Lajme

Dy tifozët holandezë mbeten në qelitë e Tiranës

Teksa bashkëkombasit e tyre janë kthyer në Roterdam dy tifozë holandezë vazhdojnë të qëndrojnë në vendin tonë, për shkak të probleme që kanë me drejtësinë.

Davery Boon dhe Denis Howelingen, 21 dhe 23 vjeç, do të qëndrojnë në burg për 15 ditë, nën akuzë për plagosjen e rëndë të një 45-vjeçari shqiptar një ditë përpara ndeshjes në zonën e 9-katsheve në Tiranë. Vendim i u dha nga Gjykata e Tiranës pasi dy të rinjtë goditën në kokë me karrige shqiptarin dhe e lanë të plagosur rëndë, ndërsa ishin nën efektin e alkoolit.

Shteti shqiptar i ka pajisur dy holandezët me një avokat, i cili për të mbrojtur dy të rinjtë pretendon se 45-vjeçari është qëlluar nga një shqiptar e jo nga dy klientët e tij.

Holandezët krijuan kaos një ditë para përpalljes së Romës me Feynoord për ndeshjen finale të Ligës së Konferencave. Ata u përplasën me shqiptarët e me efektivët e policisë, ndërsa për shkak të rrëmujave, Shqipëria dëboi 80 tifozë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.