Dyshimet për atentatin mafioz në Durrës: U porosit nga Belgjika për hakmarrje
Vrasja e Edison Harizajt ka ndodhur për hakmarrje. Kjo është pista kryesore mbi të cilën po heton policia për vrasjen e dyfishtë të së martës në Durrës ku mbeti viktimë Edison Harizaj dhe Genci Caci.
VIKTIMAT, EDISON HARIZAJ
DHE GENCI ÇAÇI (MAJTAS)
Për shkak të tyre Harizaj dhe një miku i tij po ashtu i përfshirë në këto ngjarje kriminale kanë qenë në shënjestër të vrasësve gjatë këtij viti. Sipas hetimeve të deritanishme i zhdukuri në Vlorë Andi Xhaferri ishte caktuar që të mbante nën vëzhgim Harizajn dhe mikun e tij i cili më herët i kishte shpëtuar një atentati për të kuptuar rutinën e tyre. Xhaferi ishte porositur t’i gjente banesat, makinat, vendet që frekuentonin më tepër në mënyrë që të ndërtohej një pritë për t’iu bërë atentat.
Nisur nga ky episod policia dyshon se vrasja e Harizajt, i cili ishte shënjestër i atentatit dhe i Genci Cacit është porositur nga Belgjika. Është ende e paqartë nëse ekzekutimi është porositur me pagesë apo autori ka hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe ka kryer vetë ekzekutimin.
Autori i dyshuar është një person me precedentë penalë i dënuar për vrasje që ka mundur të arratiset nga burgu dhe prej kohësh strehohet në Belgjikë. Ai cilësohet si njeri i rrezikshëm dhe pjesë e një bande kriminale në Vlorë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



