Dyshohet se e vrau Brilant Martinaj/ Dalin pamjet e ekzekutimit të ish-policit Reçi në Laç
Ekzekutimi it re personave në mbikalimin e Fushë Krujës, ka sjellë edhe një herë në vëmendje vrasjen e ish- efektivit Xhelal Reçi në nëntor të vitit 2021.
Kjo pasi një nga të dyshuarit për vrasjen e Reçit, është pikërisht një nga viktimat e atentatit që tronditi vendin vetëm pak ditë më parë, Brilant Martinaj.
Në videon e bërë publike vetëm ditën e sotme, shihet se si një automjet tip Toyota afrohet pranë ish-policit, ndërsa nga kjo makinë zbresin dy vrasësit e maskuar që qëllojnë mbi 60-vjeçarin.
Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet se ishte ora 07:11 e mëngjesit, kur 60-vjeçari Reçi është vrarë.
Viktima njihej si person i qetë në qytetin e Laçit dhe nuk ka pasur të shkuar kriminale më parë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



