E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dyshohet se kryeplakun e fshatit e ka vrarë një çoban për bagëtitë
Lajme

Dyshohet se kryeplakun e fshatit e ka vrarë një çoban për bagëtitë

Vrasja e 72-vjeçarit Faik Ajdini në fshatin Zhapokikë dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti me një çoban të zonës, me të cilin kishte pasur një përplasje dy muaj më parë lidhur me kullotën për bagëtitë.

Ajdini ishte kryeplak i fshatit pranë bashkisë Memaliaj dhe merrej me shqyrtimin e ankesave nga banorët dhe i drejtonte ato në organet policore dhe në bashki.

I moshuari kishte dy ditë që nuk ishte paraqitur në shtëpi dhe familja e tij kishte bërë një denoncim në polici. Pas kërkimeve nga familjarët, ai është gjetur mëngjesin e sotëm pranë një përroi që lidhet me lumin Vjosa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.