E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dyshohet se përdhunoi të miturën arestohet 64-vjeçari
Publik News

Dyshohet se përdhunoi të miturën arestohet 64-vjeçari

64-vjeçari në Mallakastër kishte lidhje gjaku me të

Një 64-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Mallakastër pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur. Kanë qenë familjarët e 15-vjeçares ata që kanë denoncuar rastin në polici pasi kanë vënë re ndryshimin e sjelljes te vajza e tyre.

Në media është zbuluar se ngjarja ka ndodhur rreth 1 vit më parë kur vajza ishte ende 14-vjeçe, por denoncimi është bërë ditën e djeshme. Kur familjarët kanë pyetur vajzën e mitur për shkakun e ndryshimit të sjelljes së saj, ajo ka treguar se çfarë i kishte ndodhur me 64-vjeçarin. Mësohet se vajza e mitur dhe 64-vjeçari janë kushërinj të largët me njëri-tjetrin, por që jetonin në një lagje dhe kishin hyrje e dalje familjare. Kjo ka bërë që 64 vjeçari të afrohej me 15 vjeçaren duke e joshur atë.

64-vjeçari është arrestuar dhe marrë në pyetje por ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij. Pritet që vajza t’i nënshtrohet vizitës te mjeku gjinekolog për të zbuluar nëse pretendimet e saj dhe të familarëve janë të vërteta apo jo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.