E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dyshohet si shpërndarës droge, arrestohet 38 vjeçari
Lajme

Dyshohet si shpërndarës droge, arrestohet 38 vjeçari

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 38-vjeçar i cili shpërndante drogë.

Atij iu gjetën 9 doza kanabis, të cilat i kishte për të shitur.

Ndërkohë një tjetër person u ndalua se dyshohet që po blinte drogën në momentin kur ndërhyri Policia.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

Mbi bazën e informacioneve të mara nga qytetarët, Patrulla e Policisë së Komisariatit Lushnjë, ushtruan kontroll në mjetin tip “Volksëagen” që drejtohej nga shtetasi E.M ku i gjetën dhe sekuestruan 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Gjithashtu, edhe pasagjerit në mjet, shtetasit E.K, ju gjetë dhe sekuestrua një dozë kanabis. Në këto kushte, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasin E.M, 38 vjeç, banues në Lushnjë dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin E.K, 40 vjeç. Materialet për veprime të mëtejshme i  kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.