E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E aksidentoi për vdekje 18-vjeçarin, nesër seanca gjyqësore ndaj Sildi Krashit
Lajme

E aksidentoi për vdekje 18-vjeçarin, nesër seanca gjyqësore ndaj Sildi Krashit

Tragjedia në familjen Saliaj kulmoi natën e 2 shkurtit ku një aksidentit tragjik  pak orë para mesnatës në zonën e Freskut në Tiranë i mori jetën Enjo Saliaj, i cili ishte dhe dëshmitar i vrasjes së babait të tij nga gjyshi pranë Gjykatës së Tiranës.

Gjyshi në të djathë i vrau babain.

 18-vjeçari po lëvizte me motor elektrik, ndërsa u përplas me makinën që drejtohej nga Sildi Krashi rreth orës 23:30  që po shikoni në foton më poshtë

FOTO: Sildi Krashi autori i aksidentit me vdekje

Nesër pritet të mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj Sildi Krashit, autorit të aksidentit që la pas një tragjedi të madhe. Seanca do të zhvillohet në Dhomën Penale dhe do të drejtohet nga gjyqtarja Marinela Osmani, ndërsa prokurorja Elsa Kareci do të përfaqësojë akuzën. Redaksia e PUBLIK.live, e përkushtuar për të sjellë informacionin e rregullt dhe të detajuar për lexuesit, do të ndjekë të gjitha seancat gjyqësore për të siguruar transparencën dhe rregullsinë e procesit gjyqësor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.