E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E bukura Jonadë!
Lajme

E bukura Jonadë!

 

Ti sot fluturove nga çmendina shqiptare për në Parajsë dhe more me vete dhimbjen dhe pafuqine tonë të madhe. Ky engjëll që e sjell mami dhe babi i vet nga Anglia në Shqipëri për t’ia mësuar lëkurën, gjakun, poret, kujtesën, mishin me gjuhen, kulturen dhe vendlindjen e etërve dhe të gjyshërve, në vend që ta dërgonin në Barcelonë, Monte Carlo apo në Kankun dhe ia dorëzuan fatet e saj engjellore banorëve të depresivë, të eksituar dhe të veshur me delir e pushtet rrugaceror e të pështirë xhungle dhe te sponsorizuar nga Shteti.

Ky engjëll i bukur pasi shpoi tej per tej gjokset e prinderve u ngrit me shpejtesi per ne qiellin e shtate, atje ku shpirterat raportojne menjehere pasi ngrihen prej gjokseve, ndoshta me te ziun raport, per çmendinen shqiptare qe kafshon jete engjejsh pervec jeteve te njerezve normale si aktivitetin e saj me ruitine.

E bukura Jonade, tregoja Zotit te gjitha dhe se ku i ke lene bashkemoshtaret e tu, bashke me prinderit e tyre, ndoshta Ai vendos po ta meritojme, te na dergoje nje ushtri engjejsh ta shpetojne pafajsine ne kete vend, por pse jo edhe prinderit e tyre nese e meritojne, nga poshterimi i depresiveve te veshur me arrogance, neveri e pushtet, si parakusht per te mbajtur nen kontroll te gjithe banoret e çmendines!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.