E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E dashura e McGonigal : Dy agjentë më erdhën në shtëpi me foton e McGonigal dhe Edi Ramës
Lajme

E dashura e McGonigal : Dy agjentë më erdhën në shtëpi me foton e McGonigal dhe Edi Ramës

I gjeta një çantë plot me para, më tha se…

Mediat amerikane ditët e fundit i kanë bërë jehonë lajmit të arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, i cili akuzohet se ka marrë para nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare dhe nuk i ka deklaruar.

Po ashtu mbi të rëndojnë edhe akuzat e fshehjes së takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe lidhjet me një oligark rus, të cilin SHBA e ka sanksionuar.

Sot Business Insider i ka kushtuar një artikull jetës së ish agjentit, i cili edhe pse i martuar bënte një jetë tjetër me të dashurën e tij, Allison Guerriero e cila nuk ishte në dijeni për statusin e McGonigal.

Insider ka kontaktuar me Allison Guerriero e cila ka treguar gjerësisht historinë e saj me McGonigal gjatë marrëdhënies së tyre gati njëvjeçare, ku ndër të tjera ajo përmend edhe paratë që ish-agjenti i FBI-së dyshohet se i ka marrë nga Shqipëria.

Ajo e ka pyetur për paratë dhe ai i është përgjigjur se i ka fituar nga një bast.

Guerriero ka treguar për Insider pas ndarjes nga McGonigal ka kontaktuar me kreun e FBI për zyrën e Neë York City, ku i ka kërkuar atij që të shikonte raportet tepër të afërta me kryeministrin e Shqipërisë.

Po ashtu ajo ka rrëfyer se dy agjentë i  kanë shkuar në shtëpi dhe i kanë treguar një foto të McGonigal me kryeministrin e Shqipërisë dhe e kanë intervistuar për ndërveprimet e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.