E dashura i ngriti kurth Hekuran Billës, 26 vjeçarja pranon krimin: E kam bërë për para
Zbardhet dëshmia e 26-vjeçares Adjola Lakra, e cila dyshohet si bashkëpunëtore në vrasjen e biznesmenit Hekuran Billa.
Ajo ka thënë se takohej me Billën prej një viti kurse pritën e ka bërë për para. “Takohesha me Billën prej një viti. Pritën ndaj Billës e kam bërë për para”, ka thënë ajo në dëshminë e saj.
Ajo prej dy vitesh ishte e dashura e Hekuran Billës, por sipas burimeve, është detyruar nga Viktor Marku dhe Sebastiano Mali që të nxjerrë në pritë të dashurin e saj.
Viktor Marku dhe Sebastiano Mali e kanë ndjekur prej shumë kohësh Billën, ndërsa kanë mësuar e ai shoqërohej me Adiola Lakrën, të cilën kanë filluar ta ndjekin më vonë.
Sipas burimeve, ata kanë rënë edhe në kontakt të drejtpërdrejtë me 26 vjeçaren, të cilën më pas e kanë përdorur duke e detyruar të telefonojë të dashurin dhe ta nxjerrë në pritë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



