E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E deklaruan si të vdekur, ndodh mrekullia me 5-vjeçaren në Fier
Lajme

E deklaruan si të vdekur, ndodh mrekullia me 5-vjeçaren në Fier

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier ku një makinë ka marrë përpara një vajzë  5 vjeçare në Kurjan të Roskovecit.

Vajza e vogël ka qenë duke kaluar rrugën kryesore në momentin që është përplasur nga mjeti i cili raportohet të ketë qenë me shpejtësi të lartë.

Fillimisht u raportua se vogëlushja kishte humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, por në fakt ajo kishte pësuar vdekje klinike dhe pas ndërhyrjes së mjekëve të spitalit Fier, vajza ka shfaqur shenja jete.

Sipas policisë, vajza është duke ju nënshtruar të gjitha ekzaminimeve dhe po mbahet në mbikëqyrje të vazhdueshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.