E dhunuan sot në Lezhë/ Mjeku Doda do mbahet në terapi, ka thyerje të kockave të fytyrës
Zef Doda, mjeku i dhunuar sot në qytetin e Lezhës do të mbahet në terapi në Spitalin Nënë Tereza në Tiranë.
Burime pranë QSUT bëjnë të ditur se pas përfundimit të ekzaminimit të gjendjes së mjekut Doda, është arritur në konkluzionin se ai ka thyerje të kockave të fytyrës.
Po ashtu mësohet se ai do t’i nënshtrohet terapisë për këto dëmtime që ka marrë në fytyrë.
Burime bëjnë të ditur se për rastin e Zef Dodës, do të vlerësohet në vijim nëse do të jetë nevoja që ai ti nënshtrohet operacionit ose jo.
****
Goditet me sende të forta mjeku, niset me urgjencë drejt Tiranës. Policia identifikon autorin
UPDATE- Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në spitalin e Lezhës, ku është dhunuar një mjek në ambientet e spitalit.
Nga korrepondenti i “Panorama” mësohet se mjeku dermatolog i cili është dhunuar, është shtetasi Zef Doda, i cili është dërguar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Tiranës
Mjeku Zef Doda
Ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet se është goditur me sende të forta nga familjari i një pacienti.
Policia ka bërë të ditur në informacionin e saj paraprak se mjeku Zef Doga është goditur nga një 24 vjeçar me inicialet E.LL.
I riu pasi ka goditur mjekun është larguar nga vëndgjarja, por ai është shpallur në kërkim nga forcat e rendit.
Po ashtu në Tiranë raportohet të jetë dhunuar në Urgjencën Kirurgjikale në QSUT mjekja specializante V.Zyka. Rasti i mjekes së QSUT-së ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ndërsa është raportuar sot.
Lezhë / Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:30, tek poliklinika e Spitalit Rajonal në Lezhë, shtetasi E.Ll. vjeç 24 , për shkak të detyres ka goditur fizikisht një mjek i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të situates si dhe vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit E.Ll. i cili është shpallur në kërkim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



