E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“E dija të plagosur, ndaj ika”- Elton Metaj flet për ekzekutimin e ish-bashkëshortes: Nuk doja ta vrisja, por të merrja vajzën
Publik News

“E dija të plagosur, ndaj ika”- Elton Metaj flet për ekzekutimin e ish-bashkëshortes: Nuk doja ta vrisja, por të merrja vajzën

Autori i dyshuar i vrasjes së Sabrina Bengajt, ish-bashkëshorti i saj Elton Metaj ka folur në media dhe ka deklaruar se nuk ka qenë qëllimi i tij ta ekzekutonte.

Në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live”, Metaj, tha se “vjehrri i tij e ka ndjekur me armë dhe e ka kërcënuar”.

Sipas Metajt, ai e dinte të plagosur dhe jo të vdekur Sabrinën dhe prandaj u largua në ditën e vrasjes.

“Vjehrri më ka ndjekur me armë. Ajo mu hodh sipër. Nuk doja ta vrisja, shkova për vjehrrin. Doja të merrja vajzën. Pas kësaj që ndodhi nuk e di. Dhimbjen po e ndjej unë, sa duan ata të japin, e qëlloi vjehrri, dëshira e tij ishte, jeni të vdekur të dy më tha. Ku e do vija unë çfarë po bëja. Ika u largova, për veten time i mbaroj hallet. Nuk e di pse u largova, nuk e dija se çfarë ndodhi, e dija të plagosur, nuk e dija të vdekur”, tha Metaj, raporton Top Channel.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.