E duam Shqipërinë si gjithë hajdutët e Europës!
E duam Shqipërinë si gjithë Europën? Jo më.
Tani thirrja e popullit është:
“E duam Shqipërinë si gjithë hajdutët e Europës!”
Ka pasur një kohë kur shqiptarët e thoshin me zemër plot:
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa.”
Ishte ëndrra e madhe, premtimi i tranzicionit, flamuri i shpresës.
Por sot, më 2025, kjo fjali tingëllon më shumë si një batutë e hidhur. Sepse realiteti që jetojmë nuk ka asgjë evropiane, as në standard, as në drejtësi, as në moral. Përkundrazi gjithçka duket si një pazar i madh ku “Europa” nuk vjen më si model, por si ortak.
Dhe ndaj, populli e gjen sërish fjalën e duhur. Therëse. Brutale. Por të vërtetë:
“E duam Shqipërinë si gjithë hajdutët e Europës!”
Ky slogan i ri nuk është thjesht memë.
Është rebelim.
Është shpërthim.
Është diagnoza më e saktë e kohës ku jetojmë.
Kush po na vjedh më shumë?
Rama me Belindën? Diplomacia e BE-së? Apo të gjithë bashkë?
Imazhi që qarkulloi në rrjet — me Edi Ramën, Belinda Ballukun dhe pyetjen e madhe të vendosur në mes:
“Kush po na vjedh më shumë?”
– nuk është thjesht satirë.
Është klithma e një vendi që po sheh çdo ditë, para syve të vet, sesi korrupsioni nuk është më sport kombëtar… është sport ndërkombëtar.
Zbulimet e fundit, investigimet, dhe skandalet që po shpërthejnë njëri pas tjetrit, po ekspozojnë një strukturë të tërë klienteliste që nuk ndalet brenda kufijve të Shqipërisë. Nga ministrat tanë, tek diplomatët e BE-së, tek ndërkombëtarë që duhej të ishin “monitorues të ndershëm”, por përfundojnë “pjesë e lojës”.
Shqipëria nuk po bëhet si Europa.
Europa po po bëhet si Shqipëria.
Korrupsioni është bërë gjuhë e përbashkët.
Tenderët terren i përbashkët.
Ndërmarrjet publike plaçkë për t’u ndarë.
Vendimet marrëveshje nën tavolinë.
BE e korruptuar bashkë me qeverinë Rama? Ja pse njerëzit kanë shpërthyer
Kur edhe zyrtarë të BE-së përmenden për përfshirje në tentativa ndikimi, favorizime apo ndërhyrje në tenderët publikë, populli e ka të thjeshtë përfundimin:
Këtu nuk ka më të mirë e të keq.
Këtu ka thjesht ortakë në vjedhje.
Prandaj sllogani i ri i godet të gjithë:
– politikanët tanë,
– burokratët ndërkombëtarë,
– partnerët që na predikojnë moral,
– dhe ata që mbajnë ligjërata për “standarde evropiane”.
Ky slogan nuk është tallje. Është verdikt.
Populli nuk është budalla.
Ai e sheh qartë se sot korrupsioni nuk është më një piramidë, por një rrjet global me qendër në Tiranë dhe degë nëpër ambasada, zyra administrate dhe borde tenderësh.
Dhe kur një shoqëri arrin në pikën ku tallet me vetveten për të përballuar realitetin… a është pikërisht pika bash aty ku fillon revolta e vërtetë?!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



