E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E firmosi Konica në 1933, bie marrëveshja e ekstradimit
Publik News

E firmosi Konica në 1933, bie marrëveshja e ekstradimit

Një marrëveshje ekstradimi mes Shqipërisë dhe SHBA ekzistonte që nga viti 1933. Mbi bazë të saj kanë operuar të dy shtetet edhe në mbi 30 vjet demokraci.

Por sot, në një ceremoni gati solemne, dy zonja, Juri Kim ambasadore e SHBA dhe Etilda Gjonaj, ministre e drejtësisë, po firmosin marrëveshjen e re, një shekull më pas. Marrëveshja e parë ishte firmosur në emër të qeverisë shqiptare nga Ministri fuqiplotë në SHBA, Faik Konica.

Në këtë marrëveshje të re, janë përfshirë të gjitha modalitetet për realitetin e ri mbi të cilin operon krimi I organizuar dhe korrupsioni. Sipas këtij dokumenti, palët bien dakord që të jenë aleatë në luftën ndaj krimit, me shkëmbim jo vetëm të informacionit, por edhe të personave të inkriminuar të të dy vendeve, nëse kanë cështje të tilla.

Në marrëveshjen e re, janë përfshirë edhe kategorizimi I veprave të reja penale për personat që duhet të ekstradohen.

Marrëveshja e vjetër përfshinte vetëm 6 faqe, dhe aty janë përcaktuar edhe veprat penale për të cilat kërkohej ekstradimi I shtetasve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.