E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E fundit/ Emri, arrestohet edhe një tjetër ish-drejtor i Autoritetit të Rrugëve
Lajme

E fundit/ Emri, arrestohet edhe një tjetër ish-drejtor i Autoritetit të Rrugëve

Është  ndaluar pak minuta më parë nga Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Aksel Qurduku ish-drejtues në Autoritetin Rrugor të Shqipërisë. Qurduku është ndaluar në akuzën “Shpërdorim detyre” në aferën 5 milion euro të rrugës Elbasan-Gjinar. Ndalimi i tij vjen vetëm pak minuta pasi në Gjykatën e Elbasanit u dha masa e arrestit me burg për dy ish-drejtorët e ARRSH-së, Andi Toma (2005-2013) dhe Dashamir Xhika (2013-2018) si edhe dy biznesmenëve vëllezërve Kujtim dhe Agron Hysa të cilët kanë fituar tenderin për ndërtimin e rrugës. Qurduku ka mbuluar detyrën e ish-drejtuesit të Njësisë se Menaxhimit të projektit Tiranë-Elbasan.  Po kështu mësohet se është ndaluar edhe Alben Alite, edhe ky ish drejtues në ARRSH.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.