E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjendet pa jetë një vajzë poshtë “Urës së Dajlanit” në Durrës
Lajme

Gjendet pa jetë një vajzë poshtë “Urës së Dajlanit” në Durrës

Korrspondeti ynë në Durrës na informon  se trupi i një vajze është gjetur i vdekur poshtë “Urës së Dajlanit” në Durrës dhe se autoritetet ende nuk kanë zbuluar shkaqet e vdekjes.

Vajza e cila u gjet pa shenja jete paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, saktësisht poshtë urës së “Dajlanit”, dyshohet të jetë vrarë.

Burime nga policia thanë se gjatë kqyerjes që i është bërë trupi të viktimës, janë konstatuar dëmtime në pjesë të ndryshme.

Mësohet se vajza është gjetur e zhveshur, ndërsa grupi hetimor ka dyshime se me të është abuzuar seksualisht.

Ura e “Dajlanit” në Durrës prej më shumë se dy dekadash është kthyer në një vend  ku vajza nga qytete të ndryshme të vendit përfshirë edhe Durrësin “shesin trupin” e tyre për shuma të ndryshme parash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.