E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E FUNDIT/ Kontrolle në rrugë e lokale shoqërohen 30 persona në Elbasan
Lajme

E FUNDIT/ Kontrolle në rrugë e lokale shoqërohen 30 persona në Elbasan

Shërbimet e Komisariateve në varësi të DVP Elbasan, Forca e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale dhe Policia Rrugore, në bashkëpunim me Renea, kanë zhvilluar kontrolle të shumta në të gjithë qarkun, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me automjete me xhama të zinj të pacertifikuar apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose nën efektin e drogave.

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar 171 mjete, 15 nga të cilat janë shoqëruar në Komisariat, për verifikim; kanë kontrolluar 285 persona, 30 nga të cilët janë shoqëruar në Komisariatet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu janë kontrolluar 9 ambiente të ndryshme, në të cilat nuk u konstatuan veprimtari apo sende të kundërligjshme.   Kontrollet do të vijojnë në të gjithë qarkun.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.