E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E gdhendur deri në detaj, ja kur publikohet “Skulptura” e re e Capital T!
Publik News

E gdhendur deri në detaj, ja kur publikohet “Skulptura” e re e Capital T!

Pas koncertit madhështor në Tiranë, “Time Capsule”, Kapo u impenjua plotësisht në albumin e tij të ri, datën e publikimit të të cilit e ka zbuluar në profilin e tij në Instagram.

“Skulpturë” do të quhet albumi i cili është punuar me shumë përkushtim dhe dashuri nga reperi.

“Albumit kam vendosur t’i lë emrin “Skulpturë”. Skulptura është vepër e artit, është diçka që krijohet me mund, krijohet me forcë, krijohet me pasion e dashuri dhe unë konsideroj që këtë album e kam gdhendur ngadalë në detaje për të sjellë më të mirën për njerëzit që e duan muzikën time.”- tregoi më herët reperi gjatë një interviste.

Për të gjithë ata që mezi po presin, publikimi i tij do të bëhet më 15 janar, në orën 15:15.

Në profilin e tij në Instagram, Capital T ka ndarë një video ku tregon një fragment të njërës prej këngëve të tij të reja, të cilat jemi të bindur se do të bëjnë namin!

“Është koha e albumit, çdo projekt tash e mas është prej “Skulpture” kjo që po nihet thirret “600PS” dhe publikohet më 15 janar në ora 15:15. Vizioni i 2020-ës. Shkojmë”- shkruan Kapo krahas videos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.