E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“E gjetëm mamin në tualet mbuluar nga gjaku, dëgjuam ulërima”, dëshmia tronditëse e vajzës 10-vjeçare
Publik News

“E gjetëm mamin në tualet mbuluar nga gjaku, dëgjuam ulërima”, dëshmia tronditëse e vajzës 10-vjeçare

E mitura ka treguar se mes prindërve të saj kishte shpesh grindje dhe dhunë, ndaj edhe kishte qenë së bashku me të ëmën e ndjerë në polici ku kishte bërë edhe kallëzim për dhunë në familje, prej ku ishte pajisur me urdhër mbrojtje.

Natën e krimit të rëndë, 3 fëmijët e çiftit ishin në gjumë, por janë zgjuar nga të bërtiturat e të ëmës, të cilën më pas e kanë gjetur të pajetë në tualet të mbuluar nga gjaku.

“Babai e dhunonte vazhdimisht nenen. Bashke me nenen u detyruam te shkonim ne policie, berem denoncim per babain. Gjykata dha urdher mbrojtje per nenen. Ata dite te ngjarjes, babai e dhunoi serish dhe ofendoi mamin. Me pas neve fjetem gjume, pas rreth nje ore degjova te bertitura dhe u zgjova. Pash qe nena ishte ne banje e vrare me thike, banja ishte e mbyllur. Une lajmetova gjyshin, i thash te merte ne telefon policine dhe ambulancen. Nga zhurmat u zgjua motra dhe vellai dhe gapem deren dhe pam nenen te mbuluar bga gjaku. Babai kishte ikur. Me pas erdhi policia.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.