E gjithë çeshtja është ta tentojmë edhe njëherë shpresën për jetën
Nja 15 vetë më kanë pyetur që në mengjes:
“A e ndjeve termetin e mbremshëm?!
Jo u thashë- isha në gjumë.
Une e ndjeva me tha një mik -por u ktheva nga ana tjeter-. Iu luta Zotit -tha, te me ruaje kalamajt se nuk kemi cfare te bejme as ku te shkojme. U lodhëm.
Ne jeten time nuk kam pare kurre njerez me te pajtuar me vdekjen dhe kjo nuk ndodh sepse nuk u dhimbset jeta, por sepse nuk kane asgje per te humbur dhe nuk presin asgje prej jetes.
Ky lloj deshperimi eshte nje investim i gjate i sistemit shkerdhatokratik qe po i jep frytet sot.
Dilema qe lind menjehere ketu eshte:
Nuk ke frike nga vdekja, as per vete as per femijet e tu. Nuk ke asgje per te humbur dhe ke rene ne deshperim. Keto energji te mbetura perse nuk i mbledh per ta provuar edhe njehere jeten, por i shpenzon per te pritur vdekjen?!
Kjo lloj zemerate, ky lloj deshperimi dhe kjo lloj urrejtje duhet te sherbeje per te gjeneruar revolte, jo per te gjeneruar dorezim. Vdekjen e keni te sigurte dhe nuk ka fuqi ne bote t’ua marre. E gjithe çeshtja eshte ta tentojme edhe njehere jeten, sepse nje grusht maskarenjsh po bejne gjithcka per te na e nxire dhe me pas per te na e marre perfundimisht ate!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



