E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E gjithë kupola e policisë Berat nën hetim
Publik News

E gjithë kupola e policisë Berat nën hetim

Sekuestrimi i serave me drogë në Dimal

Zbulimi i dy hektarë serave në fshatin Kutalli të bashkisë Dimal, ku përpunohej kanabis nga rreth 100 gra të punësuara, rrezikon të shkrijë gjithë Policinë e Beratit.

Në Prokurorinë e Beratit ka mbërritur një dosje ku janë emrat e 57 punonjësve të kësaj policie, të cilët janë vënë nën hetim si persona që kishin dijeni për serat e kanabisit dhe dyshohet se nuk e kanë raportuar atë.

Hetimet kanë nisur nga agjencia e Mbikqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, ku pritet të merren në pyetje 57 efektivë të këtij kësaj drejtorie dhe komisariateve që mbulon. Të njëjtat burime konfirmojnë se janë nën hetim, jo vetëm drejtori i Policisë Berat Edmond Tarkaj por edhe shefat e Komisariatit të Policisë Berat, Skrapar e Dimal, si dhe vartësit e tyre.

Burime të brendshme në Prokurorinë e Rrethit Berat, ku po vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, bëjnë me dije se droga nuk ishte mbjellë në serat e Kutallisë por dyshohet se ishte e mbjellë në malet e Skraparit. Të njëjtat burime konfirmojnë se në serat e Kutallisë droga kishte mbërritur vetëm për paketim dhe amballazhim, ndërsa dyshohet se pas saj fshihet një grup i fuqishëm kriminal, për këtë arsye ka gjasë që dosja hetimore t`i kalojë SPAK. Në 10 nëntor, gjatë një operacioni policor, u sekuestruan rreth 800 kg kanabis, ndërsa u vunë në pranga 11 persona.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.