E godet në kokë masivi i gurit, humb jetën minatori në Bulqizë
Një 53 vjeçar ka gjetur vdekjen në minierën e Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në galerinë e zonës D të minierës teksa 53-vjeçari A.Allushi po punonte. Sipas burimeve për BalkanËeb A.Allushi është goditur në kokë nga një masiv guri i cili është shkëputur nga pjesa e murit te minierës. Për shkak të saj 53-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar ne vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Po ashtu burimet bëjnë të ditura se 53-vjeçari ishte i siguruar dhe i kualifikuar në punë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



