E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E ka vendosur Kushtetuesja : Kosova në zgjedhje të parakohshme brenda 40 ditësh
Publik News

E ka vendosur Kushtetuesja : Kosova në zgjedhje të parakohshme brenda 40 ditësh

Një lajm i bujshëm vjen nga Kosova, ku mediat e këtij vendi shprehen se Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Sipas Gazetës Express, Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda 40 ditëve, pasi Gjykata Kushtetuese ka kontstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme.

LDK e krijoi qeverinë e re pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Albin Kurtit, duke marrë në qeverinë e re partitë AAK dhe NISMA.

Vota e deputetit Etem Arifi është çuar në Gjykatën Kushtetuese nga Vetëvendosja, pasi sipas tyre vota e tij s’kishte pasur legjitimitet në momentin kur kishte votuar, meqë ishte dënuar nga Gjykata me vendim të prerë.

Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione.Ndonëse i dënuar, Arifi kishte votuar pro formimit të qeverisë Hoti në seancën e 3 qershorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.