E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘E keni bërë parlamentin si furgon’/ Debati që bëri bujë në rrjet
Publik News

‘E keni bërë parlamentin si furgon’/ Debati që bëri bujë në rrjet

Në Komisionin e Medias në Kuvend u zhvillua dje një debat i ashpër mes përfaqësuesve të medias dhe deputetëve për projektligjet antishpifje, të propozuara nga mazhoranca. Përplasja nisi kur pedagogu i gazetarisë, Mark Marku, tha se draftin e ka hartuar një injorant.

Mirela Kumbaro: Ju lutem zoti Marku, ruani etikën.

Mark Marku: Oj zonjë, nuk kam ardhur në furgon këtu unë, po deshe na dëgjoni ose ikni.

Mirela Kumbaro: Qetësohuni zoti Marku.

Mark Marku: E keni bërë parlamentin si furgon dhe doni të na bëni edhe ne si furgon. Na tregon edhe edukatën ti neve. Po folët, unë do të ngrihem të iki dhe do t’ju bëj thirrje edhe kolegëve të ngrihemi e të ikim.

Mirela Kumbaro: Mund të ikni, jeni i lirë.

Fatjona Dhimitri: Mund të ikni ju, zonja Kumbaro dhe jo profesorët e nderuar.

(Deputetja Kumbaro largohet nga seanca)

Sadi Vorpsi: Nuk jeni në auditor zoti Marku.

Mark Marku: Në auditor jam më i nderuar sesa me ju këtu. Ne jemi të shqetësuar realisht.

(Deputeti Selami Jenisheri bashkëbisedon me kolegët dhe ndërhyn kryetarja e Komisionit, Fatjona Dhimitri)

Selami Jenisheri: Ça ke moj? Rri moj aty, mos na… Ça ke moj? Ça ke moj, ça ke? Ti shko bëj shkollë njëherë, pastaj hajde këtu.

Alfred Lela i drejtohet Jenisherit: Mbaruat zotëri? Mbaruat? Sikur je tapë mo burrë i dheut. I ke sytë…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.